
Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu ka dalë kundër vendimit të grupit për të abstenuar sa i takon rezolutës për komisionin antikorrupsion.
Ai tha se ndryshe nga kolegët e tij të opozitës, do të votojë kundër këtij projekti.
“Rama mban Berishën të burgosur. Po përpiqet me çdo mënyrë që të pengojnë integrimin në BE. Kemi të bëjmë me keqpërdorim të drejtësisë. Një drejtësi që keqpërdoret në këtë mënyrë nuk është drejtësi. Pa shembur regjimin nuk mund të kemi drejtësi. Prandaj vota ime është kundër sepse në këtë mënyrë kontribuoj vërtetë në luftën kundër korrupsionit. Nëse nuk themi të vërtetat, realisht do të zhytemi gjithnjë e më tepër në këtë situatë kaq të rendë”, tha Tritan Shehu.
Lini një Përgjigje