TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2024, 14:35

Balla: Rezoluta anti-korrupsion është vetëm fillimi

Shkruar nga Pamfleti

Balla: Rezoluta anti-korrupsion është vetëm fillimi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur në parlament, teka në rendin e ditës është pr.rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS. Balla tha se është i bindur se lufta kundër korrupsionit në vend do të vazhdojë.

Balla u shpreh i keqardhur që opozita nuk ka treguar mbështetje absolute për këtë rezolutë, teksa i quajti qesharake veprimet e opozitës, të cilët valëvitnin foton e Berishës, teksa Rama fliste në Kuvend.

“Nuk ka pamje më qesharake për opozitën kur Kuvendi është thirrur në një seancë të rrallë si kjo e sotmja. Ndërsa kryeministri i vendi flet për rezolutën disa prej deputetëve të opozitës, valëvitin një fotografi të shëmtuar të një personi të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, se ka minuar demokracinë. Sot dua t’i them qytetarëve shqiptarë se jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i dhënies fund të pandëshkueshmërisë. Disa prej jush janë ende në kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër. Rruga e Shqipërisë drejt BE është e patjetërsueshme”, tha Balla.

Lini një Përgjigje