Replika dhe debate të forta janë zhvilluar ditën e sotme në Kuvend për rezolutën e PS-së për anti-korrupsionin.
Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, Gazment Bardhi sulmoi shumicën socialiste si të korruptuar ku nuk e kurseu ironinë për ministren Elisa Spiropali.
“I dashur koleg sa herë të shoh dhe të dëgjoj pyes veten, kush je? Je ai që lufton më fjalë korrupsionin këtu, apo ai që shkon poshtë ballkonit, për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit.
Je ai që kërkoje hetim për babin e Zenit, apo je djali i sapo adoptuar i babait të Zenit? Të ndryshosh mendje nuk është mëkat, por të kesh dy mendje është hall i madh” tha ai.
Përgjigja e Bardhit ishte e menjëhershme. “Ne nuk bëjmë teatër me korrupsionin, nuk e luftojmë me pushkë ujë apo me fjalë por e kemi cdo ditë në ushtrim në funksionit.
Unë jam djali i Durimit dhe Vjollcës, e kuptoj që ti do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por për fat të keq nuk je.
Mos je gjë motra e Olsit, Arben Ndokës, motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës, apo vajza e Mirel Mërtirit apo Klodian Zotos. Gjeje kush je, sepse unë e kam përgjigjen” tha ai.
Lini një Përgjigje