TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2024, 13:26

Nis Kuvendi, Çuçi prezanton pr.rezolutën anti-korrupsion: Me reformën në drejtësi rrëzuam mitin e pandëshkueshmërisë!

Shkruar nga Pamfleti
Nis Kuvendi, Çuçi prezanton pr.rezolutën anti-korrupsion: Me
Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka prezantuar në Kuvend projektrezolutën anti-korrupsion të PS, e cila kalon sot për votim.

Çuçi tha se me reformën në drejtësi kanë rrëzuar ‘monumentin’ e kulturës së pandëshkueshmërisë. Por sipas tij, drejtësia e re, nuk mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër korrupsionit, e prandaj vijon puna për reformimin e qeverisjes

"Askush më parë, asnjë forcë me peshë, nuk i ka hyrë detit me këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik. Falë kësaj reforme Shqipëria s’do kishte asnjë shans të shihte atë që po sheh, rrëzimin e monumentit të kulturës së pandëshkueshmërisë. I kemi hapur krijimin e një Prokurorie dhe Gjykate të Posaçme për të dresuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithçka që kemi bërë, e kemi për asnjë arsye tjetër veçse fuqizimin e shtetit shqiptar. Askush s’mund ta mohojë që drejtësia vepron e pavarur mbi pushtetin politik. Drejtësia e re nuk mund të jetë e vetmja për çrrënjosjen e këtij fenomeni. Mazhoranca ka filluar dhe vijon pa ndërprerje reformimin e qeverisjes, se besojmë se lufta kundër korrupsionin është shtetbërja përmes sistemeve që mbrojnë qytetarët  e paranë publike nga ky fenomen. Kemi bërë shumë dhe kemi arritur jo pak. Këtë e thotë mbi të gjitha vendimi i BE për çeljen e negociatave. Nuk çelte kurrë negociatat e anëtarësimit nëse Shqipëria s’do kishte ndryshuar si dita me natën, krahasimisht me atë çfarë ishte kur nuk jepnin as statutin e vendit kandidat.

Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë kurdo dhe kudo. Kjo është domosdoshmëri që buron nga screeninig dhe nga gjithë detyrat e procesit të anëtarësimit. Në BE nuk do integrohet qeveria. Detyra për të gjithë, është lufta kundër korrupsionit përmes vetëreformimit dhe harmonizimit të përpjekjeve. Shpresoj që me miratimin e rezolutës dhe me dëshirën për ta miratuar të gjithë, sot i hapim rrugën ngritjen e një komisioni të posaçëm me aleatët SHBA e BE, grupet e interesit, për të adresuar jo më dallimet tona, as interesat tona partiake, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes europiane, duke analizuar të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë dhe identifikuar hapat dhe masat që duhen marrë për reformimin e shtetit shqiptar."-tha Çuçi.

Lini një Përgjigje