TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2024, 12:13

“S’ma ndjen fare, me mua s’keni shans”, anëtarja e KLP sherr me Bazajn: Vendimin për shkarkimin e Alfred Ballës e marrim ne!

Shkruar nga Pamfleti

“S’ma ndjen fare, me mua s’keni shans”, anëtarja e

Me debate të forta po shoqërohet mbledhja e sotme e KPL-së ku po diskutohet për fatin e kreut të këtij institucioni, Alfred balla, nëse do të vijojë apo jo në këtë detyrë.

Në mbledhje ka pasur përplasje të forta, ku anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti debatoi me zëvendësin e Ballës, Tartar Bazaj.

Debati: 
Nurihan Seiti:
Çfarë është ky nxitim zoti Sajani. Çfarë është ky nxitim?
Tartar Bazaj: Po prisni zonja Seiti.

Nurihan Seiti: Pse duhet ta shtyni tjetër dhe ta zëvendësoni tjetrin. Kjo është çmenduri.
Tartar Bazaj: Ju deklaroj se nuk do të kandidoj për kryetar.
Nurihan Seiti: Ky është fashizëm. Se si të interpretoni këtë vendim. Ju nuk ishit në Romë. Kemi kërkuar përjashtimin tuaj, jeni në konflikt interesi. Mbaroj, është e thjeshtë.
Tartar Bazaj: Unë kam dy zyra ligjore dhe nuk ma ndjen fare. Publikisht po ju bëj thirrje, zonja Seiti, jo pa leje.
Nurihan Seiti: Mandatin e ndërpresim ne! Ne nuk kemi marrë asnjë vendim.
Bazaj: Zonja Seiti ju lutem kini etikë, se jeni para mediave. Zonja Seiti po bëheni objekt hetimi nga ILD-ja. Lejoni kolegët të flasin. Me mua nuk keni shans.

Lini një Përgjigje