TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2024, 11:11

Sot kalon për votim në Kuvend rezoluta anti-korrupsion, opozita kundërshton: Ligj klientelist

Shkruar nga Pamfleti

Sot kalon për votim në Kuvend rezoluta anti-korrupsion, opozita

Projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga kryeministri Edi Rama kalon sot në Kuvend për miratim.

Rezoluta anti-korrupsion u fut në rend dite vetëm më votat e mazhorancës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa opozita abstenoi pasi është skeptike për funksionimin e këtij mekanizmi të ri.

Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, çka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë lehtësisht vetëm me votat e saj.

Pas miratimit të rezolutës mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë  propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Kuvendi mblidhet sot në 13:00, ndërsa pas javës së gjelbër ligjvënësit do diskutojnë edhe për problematikat e evidentuara në zonë gjatë takimeve me qytetarët.

Por argumentet e socialistëve nuk kanë bindur kryetaren e Komisionit të Integrimit Jorida Tabakun e vetmja demokrate në mbledhje e cila ka abstenuar.

“Kur duan të luftojnë korrupsionin, pse kalon një javë më parë një ligj klientelist”, tha Tabaku.

Mësohet se grupi i Sali Berishës do të votojnë kundër rezolutës për thellimin e reformave për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit, pasi detyra e opozitës nuk është të japë këshilla për mirëqeverisjen për një mazhorancë që ata besojnë se e ka qeverisur keq vendin.

Sipas opozitës, korrupsioni po shkatërron Shqipërinë dhe  nuk luftohet me rezoluta  e komisione të përbashkëta.

Pak javë më parë kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar socialist lajmëroi se mazhoranca ka vendosur si prioritet luftën kundër korrupsionit. Për këtë qëllim parlamenti do të miratojë një rezolutë e më pas një komisioni i posaçëm parlamentar do të rishikojë të gjithë kuadrin ligjor që lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen; kur përfshihet edhe reforma në drejtësi.

edi rama rezoluta

Lini një Përgjigje