TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2024, 20:25

Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kryetari i ri i degës së Rithemelimit në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kryetari i ri i degës

Mbyllet numërimi i votave për kryetar të Rithemelimit në Korçë dhe nga procesi i votimit, fitues ka rezultuar Dhimitri Çyfeku.

Ai ka arritur të grumbullojë 313 vota, ndërsa është pasuar nga Eleina Qirici me 235 vota dhe Harito Zoto që ka marrë vetëm 17 vota.

Ndërkaq 12 vota të tjera kanë rezultuar të pavlefshme.

Mësohet se kanë votuar rreth 577 anëtarë të partisë, nga 4895 që kanë të drejtë vote.

Procesi ka nisur që në orën 8:00 të ditës së sotme dhe ka përfunduar së bashku me numërimet vetëm pak minuta më parë.

Kandidaturat, sipas rendit alfabetik, në fletën e votimit ishin:

1. Dhimitri Sotir Çyfeku

2. Eleina Theodhoraq Qirici

3. Harito Llazar Zoto

Lini një Përgjigje