TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2024, 20:27

“SPAK po trondit të pandëshkueshmit”, Arta Dade për Drejtësinë e re: Jo perfekte, por në rrugën e duhur!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK po trondit të pandëshkueshmit”, Arta Dade për

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade vlerësoi punën e bërë deri më tani nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

E ftuar në emisionin “Interview” në Euronews Albania, ajo tha se fakti që SPAK ka goditur pandëshkueshmërinë duke shkuar në nivelet më të larta të politikës dhe fakti që ka fituar besimin e publikut është një hap shumë i mirë për t’i shkuar gjërave deri në fund.

Asnjëherë nuk ka gjëra perfekte, aq më tepër kur është në fillesat e veta. Mendoj se ka kurajë nga ana e SPAK se nuk ka ndodhur ndonjëherë të goditet pandëshkueshmëria që na ka bërë të mbetemi në vendnumëro edhe në axhendën evropiane për shkak të konfliktualitetit politik dhe pandëshkueshmërisë. Është hera e parë që vihen nën akuzë personalitetet më të larta, që nga zv.kryeministri, ministra, ish-presidentë, se sa do të arrihet deri në fund do të uroja që kjo të ishte efektive. E rëndësishme është që opinioni publik e mbështet SPAK dhe ka krijuar një lloj shprese te kjo strukturë e re dhe besoj se duhet t’i çojmë gjërat deri në fund fare”, tha Dade.

Lini një Përgjigje