TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2024, 17:46

“Rama zhyti Shqipërinë në dëshpërim”, Noka: Qeveria është shndërruar në organizatë kriminale!

Shkruar nga Pamfleti

“Rama zhyti Shqipërinë në dëshpërim”, Noka:

Deputeti i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij përpara demokratëve në Tropojë, deklaroi se Shqipëria është e zhytur në dëshpërim, nga keqqeverisja e Ramës.

Noka akuzoi qeverinë se është kthyer në një organizatë kriminale e cila po grabit përditë popullin dhe po e trajton atë në mënyrë çnjerëzorë.

Edi Rama dhe regjimi i tij po tentojnë të përkulin Tropojën. Në çdo fshat nuk mbillet më asgjë se nuk ka ku shitet, nuk ka treg, sepse qeveria e Ramës ka bllokuar subvencionet. Sot sheh dëshpërim në Tropopë e në Shqipëri. Kemi një pushtet që ka zhytur Shqipërinë në situatë të mjerë.

Qeverisja e Ramës është shndërruar në organizatë kriminale, që ka si synim grabitjen. Edhe në Tropojë është krijuar 5R e Rexhës, siç funksionon 5D në Tiranë. Qeveria sillet në mënyrë çnjerëzore me qytetarët. Rrëmbejnë pronat, bëjnë ligje për të vjedhur bregdetin. Shqipëria është nën këtë babëzi, sepse në vend nuk ka drejtësi”, tha ai.

noka rama

Lini një Përgjigje