Megjithëse në kallëzimin e Ministrisë së Drejtësisë, këta dy mashtrues të lidhur me bankat ruse, që janë skeduar si një grup kriminal me Arben Meskutin, nuk po preken nga Anti-krimi e Drejtësia, sepse Akan Ajdini i “IuteCredit” është kunati i një gazetari të njohur televiziv, ndërsa Bajram Muçaj është kushëri dhe ortak me Ilir Metën te fondi “Besa”...
Pasi e mbajti 4 vite në sirtar, dosjen e bandës së hajdutëve të mikro- kredive pa bërë asnjë veprim, Prokuroria e Tiranës, brenda 3 ditësh hetoi e çoi në gjykatë, vendimin për arrestimin e 9 nga 40 anëtarë të kësaj bande, që ka zhvatur mbi 150 mijë shqiptarë deri ditën e arrestimit.
Mes të arrestuarve më 23 maj 2024, është Arben Meskuti, “koka” e bandës, i cili ishte arrestuar dhe më 22 korrik 2022, gjatë tentativës për arratisje me pasaportë amerikane false; pas kallëzimit që bëri Ministria e Drejtësisë, për krijim dhe drejtim grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet mashtrim e vjedhje të qytetarëve.
Por pas disa muajsh, Arben Meskuti u la lirë, për gjoja mos respektim procedurash e mungesë provash dhe iu pushua çështja, duke iu ri-kthyer aktivitetit të mashtrimit e vjedhjes me agjencinë “Micro Credit Albania”, “Final” e “Credo.al”.
Ai veproi në bashkëpunim me agjencitë “Iute Credit”, “Fondi Besa” dhe rrjetin përmbarimor “Consulting Company”, “ADCA”, “ZIG”, “FLASH”, “FS, Re/Plus”, “Re/Max” e disa yzra juridike, që ishin në pronësi të përbashkët edhe me drejtorë bankash.
Pasi u la dy vite i lirë e në aktivitet mashtrimi; po e njëjta polici, prokurori e gjykatë; më 23 maj 2024 e arrestoi përsëri Arben Meskutin, me të njëjtat akuza e prova, si drejtues i të njëjtit grup kriminal të mikro-kredive e zyrave përmbarimore.
Janë bërë shumë denoncime në SPAK, që thonë, se për lirimin në vitin 2022 dhe pushimin e çështjes penale, Arben Meskuti pagoi mijëra Euro ryshfete, nga milionat që u ka vjedhur qytetarëve.
Krimet financiare që ka bërë sëbashku me gruan e tij Ernela Çuberi, kunatin Indrit Çuberi dhe çiftin Olsi e Elda Ibro, janë aq masive e në vlera të mëdha, sa u bënë objekt debati në parlament e hetimi në SPAK, prandaj prokurorë e gjyqtarë të tjerë, u detyruan ta arrestonin përsëri para 1 jave.
Bën çudi fakti, që nuk janë arrestuar dy bashkëpunëtorët me të afërt e aktiv të Arben Meskutit: pronari i agjencisë “IuteCredit” Akan Ajdini, dhe pronari i “Fondit Besa” Bajram Muçaj; me të cilët, Arben Meskuti ka mashtruar, vjedhur e sekuestruar mbi 50 mijë qytetarë nëpërmjet kredive e interesave false.
Por Akan Ajdini i “IuteCredit” dhe Bajram Muçaj i fondit “Besa”, nuk janë arrestuar dhe nuk u janë hequr licencat nga Banka e Shtetit; madje vazhdojnë vjedhjen e qytetarëve, nëpërmjet kredive false.
Megjithëse në kallëzimin e Ministrisë së Drejtësisë, këta dy mashtrues të lidhur me bankat ruse, që janë skeduar si një grup kriminal me Arben Meskutin, nuk po preken nga Anti-krimi e Drejtësia, sepse Akan Ajdini i “IuteCredit” është kunati i një gazetari të njohur televiziv, ndërsa Bajram Muçaj është kushëri dhe ortak me Ilir Metën te fondi “Besa”.
Nuk dihet, nëse Arben Meskuti ka bërë pazar të arrestohet e lirohet përsëri, si skemë për të mos prekur dy bashkëpunëtorët tij Akan Ajdini i Bajram Muçaj, që të vazhdojnë mashtrimet e vjedhjet, me kreditë që kanë bashkë në proces te “IuteCredit” e “Fondi Besa”.
Por dihet, që dy krerët e tjerë të bandës “Micro Credit Albania” e “Final”, Olsi e Elda Ibro, u lejuan të arratiseshin në Francë, ndërsa bashkë me Arben Meskutin u arrestuan vetëm disa anëtarë të bandës mafioze të mikro-kredive./Pamfleti
Lini një Përgjigje