TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2024, 20:32

Takimet e Ramës në Athinë e Milano, Maliqi: Babloku i mafies ka nxitur vëllavrasjen!

Shkruar nga Pamfleti

Takimet e Ramës në Athinë e Milano, Maliqi: Babloku i mafies ka

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë Kuçovë në Lefter Maliqi, ka folur lidhur me takimet e Ramës me diasporën shqiptare. Ai ka akuzuar kryeministrin, se me fushatën e fundit që ka nisur, sipas tij me “gjoja” emigrantët por që në të vërtetë i ka mbushur sallat në Athinë dhe Milano me administratën shtetërore dhe patronazhistët e PS-së, ka nxitur vëllavrasjen.

“Ky diktator ky bablok i mafies i Surrelit ka nxitur vëllavrasjet, konfliktet shqiptarë me shqiptarë. Imagjino, me tallavatë e tij, me koncertet, me autobusat dhe me avionët plotë nga Shqipëria edhe në Athinë edhe në Milano fut vëllavrasjet. Ky i ka ndarë shqiptarët i ka futur në luftë klasash, në jugorë dhe veriorë’, u shpreh Maliqi në tubimin qytetar që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës”, u shpreh ai.

Gjithashtu Maliqi tha se lideri i opozitës mbahet në arrest politik pa asnjë provë pa asnjë fakt nga Rama dhe nga Dumani, të cilin e cilëson si levë të tij.

“Ky diktator ky bablok i mafies i Surrelit ka nxitur vëllavrasjet, konfliktet shqiptarë me shqiptarë. Imagjino, me tallavatë e tij, me koncertet, me autobusat dhe me avionët plotë nga Shqipëria edhe në Athinë edhe në Milano fut vëllavrasjet. Ky i ka ndarë shqiptarët i ka futur në luftë klasash, në jugorë dhe veriorë. Sali Berisha, si veriorët dhe jugorët i ka pasur të barabartë, shqiptarë të barabartë dhe nuk bënte dallime.

Sali Berisha nuk ka parë kurrë të majtë dhe të djathtë. Qarku i Beratit ishte i majtë me komuna dhe bashki por çfarë bëri Sali Berisha, bëri rreth 200 km rrugë rurale, 100 qendra shëndetësore, mbi 100 rikonstruksione dhe shkolla të reja.

Çfarë bën babloku i rilindjes? Me 10-fish të denderave apo 20-fish ka bërë vetëm qendrat e bashkive të cilat përmbyten. Lideri i opozitës mbahet në arrest politik pa asnjë provë pa asnjë fakt nga babloku, nga mafia nga Dumani levë e tij”, tha Maliqi.

 

Lini një Përgjigje