Ministrja Elisa Spiropali është përplasur me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi të cilit i ka kërkuar që të pozicionohet në një anë, dhe mos jetë me dy mendje.
'Je ai që lufton për drejtësi Gazi apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e “Rrugës së shpresës” që nuk pushon së hedhuri vrer për SPAK-un. Je ai që kërkoje hetim dhe ndëshkim për babin e Zenit apo je djali i sapo adopruar i babait të Zenit.
Të ndryshosh mendje nuk ëhstë mëkat, por të kesh dy mendje është hall i madh. Sado që ta lkuptoj hallin koleg, nuk ta qaj dot. Edhe një herë, ne dhe ju, dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dakord, edhe për rezolutën që është sjellë sot për tu votuar, deklaroi votën abstenim.
Keni ndryshuar, nga kundër, abstenim. Jeni në të drejtën tuaj. Ju ftoj të reflektoni, e bindur se gjithmonë ka kohë. Pavarësisht se si do të votoni, edhe ju e dini mirë që rezoluta për themelimin e reformave për Shqipërinë 2030 në BE e propzuar për tu votuar nuk është një dnryshim kursi i vendit. Ajo është një vijim i natyrshëm dhe një thellim i reformimit duke u nisur nga maj e më të mirës ëqë ëhstë bërë tani dhe një premtim për të çuar në një nivel tjetër përpjekjet antikorrupsion.', tha ministrja.
Lini një Përgjigje