Në biznesin e guroreve, Muharrem Berishës i janë zbuluar pasuri dhe transaksione mijëra Euro brenda e jashtë Shqipërisë, që ka bërë për llogari të Ilir Metës, familjarëve, miqve e vartësve të besuar në parti...
Pas hetimit të “sheikes” Fatime Kryemadhi, hetues të BKH po hetojnë ish-peshëngritësin biznesmen Muharrem Berisha, duke i kaluar në skaner bizneset, pasuritë, të ardhurat, llogaritë bankare, transaksionet, transfertat dhe veprimet ekonomike-financiare.
Aktiviteti i tij si biznesmen, po hetohet në funksion të hetimit ndaj Ilir Metës e Monika Kryemadhit, mbështetur në indiciet dhe denoncimet, se “biznesmeni i heshtur” Muharrem Berisha, mik i tyre i besuar, administron dhe fsheh bizneset e shumë pasuri të këtij çifti mafioz.
Prej kësaj lidhjeje interesash, qysh nga viti I998 kur Ilir Meta u bë ministër, zv/kryeministër, kryeministër, Kryetar Kuvendi e President Republike, SPAK e ka përfshirë Muharrem Berishën në listën e hetimit të familjarëve e vartësve të afërt të Ilir Metës e Monika Kryemadhit.
Deri tani, në skaner ka kaluar godina e Partisë së Lirisë, të cilën çifti Meta-Kryemadhi, nuk e kanë deklaruar si pasuri në ILDKPI, me justifikimin se e ka marrë në përdorim falas e pa afat për zyra, nga miku i tyre biznesmen Muharrem Berisha.
Por gjurmimi, që hetuesit e BKH-ës kanë bërë deri tani, nga origjina e truallit, projektimi, leja e ndërtimit, burimi i financimit, ndërtimi i godinës dhe hipotekimi, kanë zbuluar prova, që vërtetojnë se “de facto” është pasuri e Ilir Metës.
BKH ka përfunduar hetimin e kompanisë “Stone Production”, të regjistruar në Tatimet e Beratit, me aktivitet nxjerrje, përpunim, tregtim, eksport gurësh dekorativë dhe mermer në malin e Tomorit, që ka në përbërje brenda 1 Nipti, 33 linja prodhimi në zonat Berat, Poliçan e Skrapar.
Sipas të dhënave, kjo kompani gurësh dekorativë e mermeri, administrohet nga shtetasi Muharrem Berisha, ndërsa sipas hetimit të kryer, rezulton se “de facto” është biznes i Ilir Metës.
Por BKH, është mbështetur dhe të një vendim i ish-Ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi në shtator 2018; i cili, shkresën për bllokimin e 22 guroreve në Skrapar, ia dërgoi në shtëpi Ilir Metës e jo Muharrem Berishës, ndërsa Ilir Meta e quajti hakmarrje politike me urdhër të Edi Ramës.
Për biznesin e guroreve, peshëngritësit Muharrem Berisha i janë zbuluar transaksione mijëra Euro brenda e jashtë Shqipërisë, bërë për llogari të Ilir Metës, familjarëve e vartësve të besuar në parti.
Por dhe në dokumente të eksportimit të mermerit në Greqi, Qipro e Itali, ka dalë emri i Ilir Metës, i cili nga viti 2002 deri më 2019 pa u krijuar SPAK-u, ka patur kontakte të shpeshta fizike e telefonike, me shefat e firmës greke “Pavlidis S.a Marble Granite”, furnizuar dhe me mermerin e Skraparit, nga firma “Stone Production” të ish-peshëngritësit Muharrem Berisha.
Gjurma e hetimit, ka çuar hetuesit e BKH-ës edhe te disa kulla e kompleske banimi dhe shërbimesh si “Delijorgji”, ku Muharrem Berisha rezulton porositës me rezervë dhe blerës apartamentesh, zyrash e njësi tregtare.
Të gjitha janë dhënë me qira, për të cilat ka indice e prova, se disa janë të Ilir Metës e Monika Kryemadhit, të regjistruara në emrin e Drini Kryemadhit, vjehrrit të tij Nuri Peti, Elona Gurit, Bes Kallakut, Vojo Bregut e e dajos Vladimir Metani.
Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, janë në proces hetimi disa indicie e prova të tjera dhe priten letër porosi nga disa shtete, pastaj, ish-peshëngritësi Muharrem Berisha do thirret të jap sqarime në BKH e SPAK, si “padroni” i tij ish-peshëngritësi Ilir Meta, nënë e bijë Fatime e Monika Kryemadhi dhe sekserin e tij Baton Haxhiu për vilat e trojet në Golem./Pamfleti
Lini një Përgjigje