TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2024, 14:47

“Rezoluta jetike për të ardhmen e vendit!”, Klosi: Lufta ndaj korrupsionit është kalë beteje për opozitën, ju braktisni sallën

Shkruar nga Pamfleti
“Rezoluta jetike për të ardhmen e vendit!”, Klosi: Lufta
Blendi Klosi

Blendi Klosi në fjalën e tij në Kuvend ndërsa po diskutohet në lidhje me propozimin e rezolutës kundër korrupsionit, u shpreh se opozita nuk duhet të braktisë sallën por duhet që të jetë në sallë.

"Mijëra shqiptar dje në Milano e po aq edhe në Athinë u mblodhën në flamuri kuq e zi nën moton “Krenar për Shqipërinë”.
U mblodhën me bindje të thellë se sot Shqipëria i bën më krenar. Punojmë për një Shqipëri më të pastër e të drejtë në luftën kundër korrupsionit.
Rama dhe PS i bën thirrje Kuvendit, nëpërmjet rezolutës të marrim pjesë në reformimin e shteti shqiptar, për të shkuar në një shtet europian.

Të konsiderojmë domosdoshmëri jetike për të ardhmen e vendit luftën kundër korrupsioni dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë.

Kalë beteje për çdo opozitë është lufta ndaj korrupsionit, ju nuk jeni as 10 persona në sallë.
E keni të brendshme refuzimin."- tha Klosi.

Lini një Përgjigje