
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është shprehur kundër rezolutës anti-korrupsion. Ai tha se nuk bën sens që pas 3 mandatesh ku vendi u zhyt në korrupsion, të kërkohet një rezolutë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka u shpreh se shqiptarët nuk duan një Shqipëri të qeverisur nga hajdutë e kriminelë, teksa shtoi se Rama merr një takime administratën dhe i shet sikur janë emigrantë.
“Shqiptarët ikën se nuk duan një Shqipëri të qeverisur nga hajdutë e kriminelë, ndaj çoni administratën kudo që të shiteni sikur keni pas vetes emigrantët.
Kjo çetë hajdutësh në 11 vite kanë bërë shumë gjëra poshtëruese për shqiptarët. Ky moment sot është nga më kulminantët. Të vish pas 3 mandatesh që e zhytët vendin në korrupsion e të kërkosh ta mbyllësh me një rezolutë është cinike.
Të vijë Rama, përgjegjësi i hajdutërisë që ka pllakosur vendin, e të na thotë me këtë palo rezolutë që duhet të më gradoni si kalorësin e luftës ndaj korrupsionit, nuk ia rrok mendja askujt veç jush që ju ka shndërruar në eunukë.
Nuk ka parodi më të madhe”, tha Noka.
Lini një Përgjigje