
Ish kryebashkiaku, njëkohësisht kandidat për kryebashkiak i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia u bëri thirrje qytetarëve shkodranë që të votojnë masivisht dhe kjo, me qëllimin e vetëm për t’i rikthyer shkëlqimin Shkodrës:
“I bëj thirrje qytetarëve tanë të vërshojnë drejt kutive të votimit dhe ta kthejnë në festë të madhe për Shkodrën dhe Shqipërinë.
Është një ditë ku shkodranët përmes votës së tyre t’i kthejnë shkëlqimin Shkodrës së artit dhe kulturës, larg krimit e korrupsionit’, përfundon Spahia, që na la ‘me gojë hapur’.
Spahia nuk m’u duk si kryebashkiaku ende në detyrë i qytetit verior, por si kandidati që nuk e ka provuar atë karrige dhe kërkon të vijë për herë të parë në atë pozicion.
Deri tani Spahiu mesa duket nuk pati mundësi ta shkëlqente e ndriçonte Shkodrën, ama po të rizgjidhet çoç do të zgjidhë, e çoç do të shkëlqejë.
Me këtë ‘parrullë magjike’, duket se Bardhi Spahia bëri ‘autogol’. Pra, shkëlqimi Shkodrës i vjen më përmbysje. Mos vallë harroi që është ai kryetar bashkie? Apo, mendoi se, meqë është ditë votimesh, njerëzit nuk kapen tek fjalët. /Pamfleti
Lini një Përgjigje