Analisti Skënder Minxhozi komentoi problemet që janë hasur mëngjesin e sotëm në shumë qendra votimi me pajisjen e identifikimit elektronik.
Sipas tij është a pakuptueshme që KQZ ka shpenzuar 23 milionë dollarë dhe nuk bëjnë dot identifikim elektronik.
“Është një fenomen shqetësues, një suprizë e keqe e ditës, urojmë të jetë e vetmja. Është e pakuptueshme se si me 23 milionë dollarë të ketë shtetas me të drejtë vote që detyrohen të kthehen në shtëpitë e tyre se nuk bëjnë dot identifikim elektronik. Është një ngjarje fatkeqe që urojmë të mos krijuar pasoja, pasi e dimë që partitë që e njohin territorin dhe e dinë se cili votues del dhe nuk del, janë të ndjeshme. Ka një pjesë të votuesit të majtë që I frekuenton qendrat e votimit në mëngjes.
Uroj mos ketë ndodhur ndonjë sprapsje qytetarësh për këtë shkak. Është një vonesë e pajustifikueshme dhe KQZ duhet të ishte shumë më reaktive në aksionin e saj për të kufizuar dëmet”., u shpreh Minxhozi.
Analisti gjithashtu komentoi edhe kritikën e kryeministrit Rama ndaj Celibashit.
“Logjistika ka kushtuar mjaft shtrenjtë në buxhetin e shtetit. Shifrat e pjesëmarrjes tregojnë se është e ulët dhe këtë e lexoj në dy mënyra. Një pengesë logjistike për të cilën po flasim. E dyta, një frymë të madhe për ndryshim në shkallë kombëtare nuk e tregon kjo lloj vote, pasi do të ishte një tjetër nivel votuesish, një tjetër fluks.” Një pjesëmarrje e ulët favorizon maxhorancën.", u shpreh Minxhozi.
Lini një Përgjigje