
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryetar bashkie, Agron Loka, ka reaguar për incidentin në Fushë Krujë.
Komisioneri i opozitës u nxor me dhunë nga qendra e votimit dhe u godit fizikisht. Sipas Lokës, kjo tregon që Rama është në panik.
"Incidenti është shumë i dhunshëm. Janë futur tre persona në Qendrën e Votimit dhe kanë marrë zvarrë një komisioner të opozitës dhe e kanë nxjerrë jashtë me shkelma. I ka kapur tmerri i humbjes. Ky është standardi i Edi Ramës", tha ai.
Për ngjarjen raportoi edhe policia, e cila ka shpallur në kërkim agresorin.
Lini një Përgjigje