TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 10:41

Komisionerët ‘harrojnë’ të paraqiten në qendrat e votimit, në Sarandë, Finiq, Delvinë dhe Selenicë nuk ka nisur ende votimi

Shkruar nga Pamfleti

Komisionerët ‘harrojnë’ të paraqiten në qendrat

Pajisjet elektronike PEI, të cilat duhet të identifikonin me anë të njohjes biometrike kanë shfaqur defekte, duke mos njohur gishtin e votuesve shqiptarë, gjë që ka bërë që kreu i KQZ, Celibashi të japë direktivat për të kaluar në votimin manual.

E ndërkohë që milionat e shpenzuara për këto pajisje shkuan dëm, mësohet se në Sarandë, Finiq, Delvinë dhe Selenicë, komisionerët nuk janë paraqitur fare në qendrat e votimit, ku duhet të ishin. Në këto zona nuk ka nisur ende procesi i votimit, edhe pse duhet të kishte filluar që prej orës 07:00.

Sot janë 3 milionë e 650 qytetarë me të drejtë vote, teksa këto zgjedhje do të monitorohen nga 230 vëzhgues ndërkombëtarë, ndërkohë në 531 qendra votimi ka pasur probleme me pajisjen PEI.

komisioneret bllokim votimi sarande

Lini një Përgjigje