TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 10:36

Voton Luçiano Boçi në Elbasan: Administratës po i bëhet presion, i siguroj që vota e tyre nuk lexohet

Shkruar nga Pamfleti

Voton Luçiano Boçi në Elbasan: Administratës po i

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka votuar elektronikisht në një nga qendrat e votimit në qytet, teksa ka raportuar edhe problematikat e hasura nga paisja e identifikimit biometrik 'PEI'.

Në një dalje për mediat, Boçi iu bëri thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre të lirë, duke i siguruar se vota e tyre nuk do të lexohet nga partia në pushtet. Më tej, ai tha se po ushtrohet presion ndaj punonjësve të administratës.

“Problemi kryesor është PEI. Është raportuar në shumë qendra. Ajo që është shqetësuese dhe kryesore është presioni ndaj administratës se vota e tyre do identifikohet. Dua t’i siguroj votuesit se vota nuk lexohet ashtu siç ka deklaruar dhe KQZ. Votimi është i sigurt. Vota nuk lexohet”, tha Boçi.

luciano boci elbasan administrate presion

Lini një Përgjigje