TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 10:09

Kaosi me identifikimin elektronik, operatorët braktisën punën në minutat e fundit; bllokohet votimi në 531 qendra

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi me identifikimin elektronik, operatorët braktisën punën

Sistemi elektronik ka futur në kaos votimin në vend. Në plot 531 qendra nuk po votohet për shkak se ka probleme me pajisjen e indentifikimit elektronik. Arsyeja është mos paraqitja e operatorëve, mungesa e njohurive prej tyre, por dhe problemet teknike.

Falë paktit PD-PS u ra dakord që karta e identitetit të verifikohet përmes një pajisje elektronike, por duket se sistemi ka dështuar dhe me shumë mundësi do vijohet me kontroll manual.

Në lidhje me ecurinë e procesit të ditës së sotme. Të informoheni mbi problematikat në lidhej me përdorimin e pajisjeve të identifikimit. Në momentin që ne flasim janë 4464 qendra votimi që funksionojnë normalisht në kuptim të pajisjes elektronike të identifikimit. Janë 206 qendra votimi që sipas informacionit në kohë reale që marrim nëpërmjet sistemit na tregojnë që këto 205 qendra votimi pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim informacion në kohë reale prej tyre. Janë 533 qendra votimi për të cilat nuk kemi informacion, që do të thotë ose të gjitha këto qendra votimi nuk funksionin PEI, funksionoi pjesërisht plotësisht por ne këtë të dhënë nuk e kemi nëpërmjet sistemit. Jemi duke komunikuar me këto qendra komunikimi për të ditur nëse ty procesi është duke u zhvilluar nëpërmjet PEI apo manualisht. Janë 532 qendra votimi për të cilat presupozohet në rastin më të keq që identifikimi s’po bëhet nëpërmjet pajisjes së identifikimit", tha Celibashi.

 

 

kqz celibashi

Lini një Përgjigje