Problemet me pajisjen e identifikimit elektronik raportohen nga i gjithë vendi, ndërkohë që këtij fenomeni në këtë ditë zgjedhjesh, nuk i ka shpëtuar as Surreli, ku voton kryeministri Edi Rama.
Burime bëjnë me dije se në shkollën “Ymer Lala” në Surrel, votimi ka nisur pas më shumë se dy orësh, për shkak të mosfunksionimit të pajisjes PEI.
Gjatë ditës kësaj qendre votimi pritet që ti drejtohet dhe kryeministri Edi Rama.
Në orën 9:45 se pas pak minutash, pritesh të vijë kryeministri Rama për të hedhur votën e tij,
Janë provuar tri pajisje dhe vetëm e katërta ka mundur të funksionojë që të niste edhe procesi i votimit.
Nëse pajisja nuk do të punonte, procesi do të vijonte manualisht, me dorë, sipas udhëzimit të KQZ-së.
Në Surrel është vetëm një qëndër votimi, pikërisht në këtë shkollë. Janë 938 zgjedhës. KZAZ ka nr, 30 dhe Qëndra e Votimit 16/26.
Lini një Përgjigje