Teksa në shumë qendra votimi nuk ka nisur ende nga puna, ku qytetarët të shprehin vullnetin e tyre me votë, Partia Socialiste i ka kërkuar KQZ për vijimin e votimit pa përdorimin e pajisjes PEi.
Kërkesa është bërë nga Sekretari për Çështjet Ligjore në PS Eridian Salianji.
Ai i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa të menjëhershme për vijimin e votimit pa përdorimin e pajisjes PEi.
Pas kësaj duke ndjekur problematikat e krijuara në qendra të ndryshme të votimit me pajisjen e identifikimit biometrik ‘PEI’, KQZ ka urdhëruar që të vazhdohet me identifikimin e zgjedhësve me anë të listave të votimit të printuara.

Lini një Përgjigje