TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 09:16

Zgjedhjet lokale/ Jo vetëm probleme me pajisjet elektronike, në Kukës nuk ka as energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet lokale/ Jo vetëm probleme me pajisjet elektronike, në

Përveç problemeve me pajisjet elektronike, në qytetin e Kukësit problematikë në procesin e votimit është bërë edhe mungesa e energjisë elektrike.

Mësohet se e orët e fundit shpeh është bërë problem mungesa e energjisë elektrike në Kukës.

Pajisjet elektronike mbajnë karikim dy deri në katër orë dhe nëse energjia elektrike do të jetë në mungesë, kjo do të bëhet shkak edhe i mosfunksionimit të pajisjeve elektronike të identifikimit.

Në qarkun e Kukësit, situata deri më tani paraqitet e qetë sa i takon procesit zgjedhor, përveç problemeve me pajisjen e identifikimit biometrik për shkak të ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike.

Deri tani ka pasur një prezencë të ulët të qytetarëve që i janë drejtuar kutive të votimit.

Janë 139 qendra votimi për të gjithë qarkun, Has, Kukës dhe Tropojë. Ditën e shtunë, edhe pse heshtje zgjedhore në këtë qytet ka pasur lëvizje të simpatizantëve të forcave politike.

Gjithashtu ka pasur mobilizim të forcave policore dhe nuk është shënuar asnjë problem. Pritet që kandidatët për bashkinë e Kukësit të votojnë në vijim.

kukës nuk ka as drita

Lini një Përgjigje