TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 09:12

Voton Arjan Hoxha në Kamëz: Shprehni vullnetin e tuaj me votë

Shkruar nga Pamfleti

Voton Arjan Hoxha në Kamëz: Shprehni vullnetin e tuaj me votë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka votuar në orët e para të paradites në mënyrë elektronike.

Në një prononcim për gazetarët, Hoxha u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime për të shprehur vullnetin e tyre për drejtuesit e pushtetit lokal. Më tej, kandidati i "Bashkë Fitojmë", ka evidentuar dy qendra me problematika në votimin elektronik në Bashkinë e Kamzës.

“Uroj komisionerëve, pjesëve administrative dhe teknike të ngrihen në lartësinë e detyrave të tyre për të garantuar një proces sa më të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Një proces që do të jetë dinjitoz për të shprehur vullnetin e votuesve të bashkisë së Kamzës. I ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që sot të shprehin vullnetin e tyre. Janë disa probleme me pajisjet elektronike. Një institucion në Kamëz dhe pallati i Kulturës me të cilat po merret KQZ-ja”, deklaroi Hoxha.

arjan hoxha vote kamez

Lini një Përgjigje