TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 09:43

Asnjë votë në Dimal, votuesit kthehen në shtëpi pas problemeve me pajisjet elektronike

Shkruar nga Pamfleti

Asnjë votë në Dimal, votuesit kthehen në shtëpi pas

Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në Berat, ndërsa qytetarët po zgjedhin mes dy kandidatëve, Ervin Demo nga Partia Socialiste dhe Zija Ismailaj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Procesi ka nisur në orën 07:00 dhe deri më tani nuk janë raportuar probleme.

Ndërsa në Bashkinë Dimal, vijon të ketë probleme me pajisjet elektronike të identifikimit. Në qendrën e votimit numër 3486, dy orë pas nisjes së procesit ende nuk ka votuar asnjë qytetar.

Problemi me pajisjet është identifikuar që në orët e para të mëngjesit, ku është thënë se do të ofrohet shërbim për rregullimin e pajisjeve por ende pa rezultat.

Prej 2 orësh qytetarët që janë paraqitur për të votuar janë kthyer në shtëpi për t’u rikthyer sërish më vonë.

dimal votues probleme pajisje elektronike

Lini një Përgjigje