TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 11:07

Ambasadorja e BE mbikëqyr procesin e zgjedhjeve në Elbasan: Qytetarët të dalin të gjithë të votojnë

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadorja e BE mbikëqyr procesin e zgjedhjeve në Elbasan:
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ditën e sotme po mbikëqyrur nga afër procesin e votimit në Elbasan.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për të zgjedhur politikën që ata duan për drejtimin e qytetit.

“Gjërat deri më tani kanë ecur pa probleme. Qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të hedhur votën. Dëshira ime për ditën e sotme është që sa më shumë zgjedhës të dalin dhe të shkojnë në qendrat e votimit që dita të vijojë kështu në mënyrë të paqshme. 

Shfrytëzojeni të drejtë që keni për të zgjedhur. Synimi objektiv nga këto zgjedhje është që të zgjidhet politika më e mirë që ju doni për qytetin. Jam shumë e lumtur që OSBE ka vendosur që të kishte edhe këtë herë në Shqipëri një ekip vëzhguesish. Para 10 ditësh OSBE nxori edhe raportin për gjetjet e deritanishme”, deklaroi ajo për mediat.

ambasadorja e be elbasan

Lini një Përgjigje