TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 11:00

"Merrni pjesë në zgjedhje", Ilir Meta voton me familjen: Sot ditë e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi absolut!

Shkruar nga Pamfleti

"Merrni pjesë në zgjedhje", Ilir Meta voton me familjen: Sot

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar paraditen e sotmë në kopshtin numër 31 në rrugën Pjetër Bogdani në zonën e Ish Bllokut.

Meta ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, djali dhe dy vajzat e tyre të cilët kanë votuar në një qendër votimi në mënyrë tradicionale, me fletë votimi.

Në një prononcim për gazetarët, kreu i PL u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në mënyrë masive, pasi sipas tij kjo është mënyra e vetme për të sjellë ndryshimin.

“Ishte kënaqësi e madhe të votoja sot. Sot votuam si familje e kompletuar se për herë të parë votoi dhe Era. Unë kam vetëm një lutje për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe përsëri pjesëmarrje. Vetë demokracia është pjesëmarrje dhe nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje. E drejta më e rëndësishme që ka një qytetar është vota. Një qytetar që nuk ushtron këtë të drejtë nuk ka të drejtë as të kërkojë llogari. Ushtroni këtë të drejtë sot. Vetëm përmes pjesëmarrjes ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit dhe t’i kërkoni llogari të gjithëve. Ditë e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi absolut”, u shpreh Meta.

 

zgjedhje ilir meta shqiperine monizmi absolut

Lini një Përgjigje