TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Qershor 2023, 08:44

“Terri demokratik i 3 dekadave”, Rama publikon pamjet: Zyrat e bashkisë së Shkodrës në gjendje katastrofike

Shkruar nga Pamfleti
“Terri demokratik i 3 dekadave”, Rama publikon pamjet: Zyrat e
Edi Rama

Pas 32 vitesh, për herë të parë Bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga PS. Benet Beci, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit, mori zyrtarisht detyrën më 19 qershor, që shënoi edhe nisjen e mandatit të tij 4-vjeçar.

Sot kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga brenda zyrave të bashkisë së Shkodrës, të cilat shihen se janë në një gjendje kastastrofike.

Pamjet nuk kanë nevojë për koment, shkruan kryeministri Rama, ndërsa shton se shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin ‘demokratik’ të tre dekadave.

‘Mirëmëngjës dhe me brendinë e Bashkisë Shkodër, ku pamjet s’kanë nevojë për koment dhe shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin “demokratik” të tre dekadave, ju uroj një ditë një të diel të qeshur!’- shkruan Rama.

Benet Beci, doli fitues ne zgjedhjet e 14 Majit, duke thyer për herë të parë një bastion të demokratëve si Shkodra, duke mundur rivalin demokrat Bardh Spahia, me 11700 vota diferencë.

rama zyrat e bashkisë së shkodrës

Lini një Përgjigje