
Fredi Beleri do të betohet javën që vjen si kryetari ri i Bashkisë së Himarës. Janë mediat greke ato që kanë zbuluar se më 27 qershor do të mbahet ceremonia e betimit.
Beleri vijon të qëndrojë në masën e paraburgimit ‘arrest me burg’ pyetja që lind tani është nëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do ta lejojë Fredi Belerin të marrë pjesë në procesin e betimit.
“Avokatët e Belerit kanë bërë tashmë një kërkesë për një leje për qëllime të veçanta, në mënyrë që kryebashkiaku i Himarës të marrë pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në burg. Ligji shqiptar parashikon leje afatshkurtëra për qëllime të veçanta për të burgosurit dhe avokatët vlerësojnë se nuk ka absolutisht asnjë pengesë, por gjithçka do të varet nga hetuesit në Tiranë”, shkruan sot “Prothotema”.
Të martën e kaluar gjykata refuzoi kërkesën për lirimin me kusht të Belerit, i cili u arrestua më 12 maj, pikërisht dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për akuzën e shitblerjes së votave.
Lini një Përgjigje