TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 19:41

Tensionet në protestë, vjen reagimi i parë nga PS: Kush godet policinë, godet shtetin!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në protestë, vjen reagimi i parë nga PS: Kush
Tensionet në protestë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi për zhvillimet gjatë protestës së opozitës, ku u shënuan episode dhune dhe hedhje mjetesh piroteknike në drejtim të Kryeministrisë.

Në një reagim publik, Balla tha se dhuna po përdoret për të mbuluar, sipas tij, dështimin politik të organizatorëve të protestës. Ai theksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar, por nuk mund të shtrihet deri te sulmi ndaj institucioneve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Dy fjalë për fundin e protestave të bufit, ku sulmohen punonjësit e policisë dhe institucionet. Ndoshta për të fshehur me tym e flakë dështimin e tyre. Gjithmonë do të ekzistojë liria për të protestuar në Shqipërinë tonë. Por nuk duhet të ekzistojë liria për të goditur apo keqtrajtuar ata që kanë zgjedhur të shërbejnë në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve,” u shpreh ai.

Balla theksoi se roli i Policisë së Shtetit është thelbësor për rendin dhe sigurinë, duke kërkuar reflektim nga shoqëria dhe reagim nga drejtësia.

“Duhet t’i mbrojmë ata që na mbrojnë dhe duhet të kujdesemi për ata që shërbejnë për sigurinë e qytetarëve. Kjo është ajo që bën një shtet i drejtë dhe normal,” deklaroi ai.

Sipas Ballës, uniforma e policisë mbart një përgjegjësi të madhe, ndërsa drejtësia duhet “t’i bëjë shembull” personat që sulmojnë efektivët.

“Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit,” theksoi Balla.

tensionet në protestë

2 Komente

  1. T
    Tiranë

    Ëomicia eshte e popullit,nuk eshte e ytja as e Ballukut dhe as e hajdutve te poshtër sikur qe eshte drohaxhiu i perdal Ramaqeni!

    1. Xhavit KAPEDANI

      UNË KAMË PARË PROTEST PËR TË HERËN E PARË NË TRIESTE . VITI 1962 . BËNË XHIRON TE SHESHI I STACIONIT TRENIT , IKËN NË KANTJERIN E .UXHOS .. KAMË PARË NË DISA VENDE E QYTETE TË BOTËS . PYESNI KU TË DONI , BËJ DEBAT ME POLICIN , PO E PREKE TË FUTË KOQEN E PLUMBIT ..

      Lini një Përgjigje