
Kreu i Partisë Demokratike deklaroi sot se trasferimin e Safer Bajrit në burgun e Shkodrës e ka urdhëruar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Ai shprehet se ishte kërkesa e Bajrit të transferohej nga 313-ta tek burgu i Reçit në Shkodër, pasi sipas Berishës, Safet Bajri u shpreh se “i ka duart e lidhura te 313 pasi regjistrohet çdo gjë”.
Berisha deklaroi se personazhi i krimit ka 2-3 telefonë në burg që i përdor për të kërcënuar biznesmenët dhe për t’i bërë presion votuesve për vota.
“Po Bajri, e transferoi Ulsi në Reç, se kërkoi Safet ‘unë nuk i kam duart e lidhura tek 313 se këtu regjistrohet e bëhet çdo gjë, më çoni në Reç që të punoj’.
Dhe nga Reçi ai ne dy 3 telefona që ka marrë, çan telefonat kërcënon biznesmenët e kështu me radhë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje