TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 13:52

"Mblidh vota për Sara Milen", Berisha akuza të forta: Suel Çela po zbaton urdhrat e Ramës në Elbasan!

Shkruar nga Pamfleti

"Mblidh vota për Sara Milen", Berisha akuza të forta: Suel

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta gjatë një konference për shtyp nga selia blu. Ai shënjestroi kryeminsitrin Rama dhe Suel Çelën, një emër i njohur i botës së krimit.

Berisha deklaroi se Suel Çela është duke zbatuar me përpikëri, ditë e natë, urdhrat e Edi Ramës për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur Sara Mila.

“Suel Çela ditë e natë po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të zgjedhur një Mile, Mile, Sara Mila, deputete. Rama i thoshte Suelit: kontributi yt në zgjedhje do të matet me sa vota do të marrë kandidatja Sara Mila,” u shpreh Berisha.

Kreu i opozitës paralajmëroi pasoja për veprimet që ai i cilësoi si “krim monstruoz zgjedhor”, duke theksuar se përgjegjësit do të përballen me ndëshkimin më të rëndë.

“Unë i them Suelit se do të ndëshkohet në mënyrën më të rëndë për krimin monstruoz zgjedhor,” tha Berisha, duke lënë të kuptohet se opozita po ndjek nga afër zhvillimet në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Lini një Përgjigje