TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 12:01

Berisha kalon në 'filtër' zonjat PS: Janë çmendur pas luksit, bëjnë sikur janë princesha me diamante 500 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti
Berisha kalon në 'filtër' zonjat PS: Janë
Sali Berisha

Gjatë bashkëbisedimet me personat me aftësi ndryshe, kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar mazhorancën, duke thënë se ‘luksi për zyrtarët është i papranueshëm’.

Ndër të tjera ai hodhi akuza se socialistët pranojnë dhurata ‘orë me diamante me vlerë 500 mijë euro dhe vishen me veshje të kushtueshme sikur janë princesha’,

“Të qenit zyrtar kërkon që të respektosh një kod.  Ka një kod, por çfarë tu thuash, ato bëjnë garë, vishen me rroba të kushtueshme, sikur janë princesha.  Kryeministri i tyre pranon orë 500 mijë euro. Orë me diamante. Luksi për zyrtarët është i papranueshëm. Pranon dhurata shumë të shtrenjta për të dhënë leje ndërtimi, licenca.  11 maji është një ditë përcaktuese, vendimtare, ndaj ju ftoj të bëni çfarë keni në dorë. Kjo është një e keqe e madhe, po e zbraz Shqipërinë.Ju siguroj që plotësoj çdo kërkesë legjitime. Ai ka dëshmuar se është hajdut, ka vjedhur fondet tuaja.”, u shpreh ai.

berisha ps

Lini një Përgjigje