TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 10:31

"Voto 5!"/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Shkruar nga Pamfleti
"Voto 5!"/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë
Edi Rama dhe Chris LaCivita

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që po drejton fushatën e Sali Berishës, ku ai shihet me dorën lart duke shfaqur pesë gishta, një gjest që përkon me numrin 5 në fletën e votimit, që i përket Partisë Socialiste.

Me këtë postim, Rama ka ironizuar opozitën, duke nënkuptuar se edhe vetë strategu amerikan “sugjeron” të votohet PS.

“VOTO 5, edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!” ka shkruar Rama në mënyrë thumbuese, duke shoqëruar postimin me një mesazh për demokratët.

Ky gjest ka ndezur debat në rrjete sociale, duke shtuar tensionet në prag të zgjedhjeve."Voto 5!"/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë

rama chris lacivita

Lini një Përgjigje