
Ka nisur zyrtarisht procesi i dërgimit të dokumentacionit zgjedhor me postë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Sot janë nisur fletët e votimit për zgjedhësit jashtë vendit të qarkut Dibër dhe Berat.
Përgjatë ditëve në vijim, operatori i shërbimit postar do të dërgojë fletët e votimit që administrata ka bërë gati.
Brenda çdo zarfi, ndodhet zarfi KQZ-së me fletën e votimit brenda, e cila është e vulosur. Po ashtu, brenda zarfit ndodhet një udhëzues se si qytetarët do të votojnë, si dhe një listë me kontaktet e korrierëve që mund të thërrasin pasi të kenë kryer procesin e votimit.
Për zgjedhjet e 11 majit, për herë të parë u jepet mundësi të votojnë shtetasit shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë dhe që në këtë proces janë regjistruar rreth 250 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Dërgesat do të kryhen në mënyrë të përditshme, për të garantuar që çdo qytetar me të drejtë vote jashtë vendit të ketë mundësinë të marrë pjesë në zgjedhje.
Lini një Përgjigje