TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 07:20

Agron Shehaj zotohet: Fytyrën e Edi Ramës mes të Tiranës do ta shemb!

Shkruar nga Pamfleti
Agron Shehaj zotohet: Fytyrën e Edi Ramës mes të Tiranës do
Agron Shehaj

Nga Pallati i Kongreseve, në ditën e çeljes së fushatës elektorale, dje kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj bëri një zotim.

Ai premtoi se në rast se merr fitoren më 11 Maj, përpos një sërë objektivash në të mirë të qytetarëve, do shembë fytyrën e korrupsionit. Kjo e fundit, për Shehajn, është ndërtesa 20 katëshe në qendër të Tiranës e cila është modeluar si koka e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Por për opozitarin, ajo ndërtesë përfaqëson kryeministrin, të cilin nuk heziton ta krahasojë me një diktator.


“Edhe unë kam diçka për të shembur, fytyrën e korrupsionit që Edi Rama ka ndërtuar në mes të Tiranës. Ajo është fytyra e korrupsionit, çdo herë që do e shikoni ajo është fytyra e vjedhjes! Ka vendosur veten e vet në mes të Tiranës si një diktator, autokrat banal siç është! Nuk ka koncesion pa firmën e tij, tender të dyshimtë pa miratimin e tij. Nuk ka drejtësi nëse nuk del ai para drejtësisë!”, deklaroi Shehaj.

Dje kreu i qeverisë ndau foton e tij të modifikuar përballë ndërtesës në fjalë.

“VOTO 5 që së bashku ta bëjmë Shqipërinë 2030 zonjë të Familjes së Bashkuar Europiane”, shkroi ai.

Agron Shehaj zotohet: Fytyrën e Edi Ramës mes të Tiranës do

agron shehaj edi rama

Lini një Përgjigje