TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2025, 22:55

Zgjedhjet e 11 majit, Shabani: Administrata do të votojë kundër Ramës, ndryshimi është në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Shabani: Administrata do të votojë kundër

Kryetari i partisë Nisma Thurrje, Endi Shabani i cili në zgjedhjet e 11 majit kandidon në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, tha se në 11 maj një pjesë e mirë e administratës do të votojë kundër Edi Ramës.

“Ka një pjesë që voton në mënyrë klienteliste, por unë jam i bindur se një pjesë e mirë administratës do votojë kundër Edi Ramës”, tha Shabani, në emisionin “Review” në Euronews Albania.

I pyetur se ku ndryshon koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nga partitë e tjera të reja si “mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj apo “Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori, Shabani renditi ndryshimet.

“Një nga reformat që ne kemi menduar është për të krijuar një gjykatë të posaçme për çështjen e pronave. Për të nisur iniciativa ligjor në parlament nuk të duhen 71 mandate. Ne nga parlamenti mund të vazhdojmë, se këtë profil kemi, ne kemi çuar 6 çështje në SPAK, kemi çuar dy ministra në burg, duke qenë jashtë parlamentit.

Unë kam besim te administrata publike, se sa duhet të jetë pensioni pa dyshim e di më mirë administrata se ç’mund ta dinë ekspertët e Nisma Thurje”,-tha Shabani.

Lini një Përgjigje