TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2025, 18:48

Berisha vijon akuzat për anulimin e darkës së Ramës nga KiE: U soll si bandit në Këshillin e Europës!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha vijon akuzat për anulimin e darkës së Ramës nga KiE:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me shqiptarët e Diasporës në Berisha të Italisë, ku ndër të tjera foli edhe për anulimin e darkës së kryeministrit në Këshillin e Europës.

Berisha tha se  Ramës iu anulua darka zyrtare në Këshillin e Europës për shkak të sjelljes së tij të padenjë, duke e krahasuar atë me figura të errëta të diktaturës dhe regjimeve autoritare.

Sipas Berishës, Rama u shoqërua me njerëz që më pas kërcënuan me mesazhe përfaqësuesit që kishin anuluar këtë darkë.

“Në këto takime, në këtë vizitë, gjeta atë që s’mund të ma priste mendja kurrë. Gjeta që kreut të narkoshtetit shqiptar në Këshillin e Europës ja kishin anuluar darkën zyrtare që do të shtrohej për nder të tij, sepse ishte sjellë në mënyrë të padenjë në tempullin e demokracisë.

Darka ju anulua sepse ai foli aty si nipi i xhelatit Spiro Koleka.  Se ai foli aty sikur të ishte i biri i Muhamed Gadafit. Se ai foli aty si narkodiktator, por jo vetëm kaq, por kishte marrë bandit të cilët më pas i kërcënuan me qindra mesazhe, ata që i anuluan darkën. 

I marrë, mendoi se do të trembte Europën me banditë të tij. Kjo ishte historia e tij në Këshillin e Europës miqtë e mi”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje