TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2025, 18:00

“Të shpëtojmë Shqipërinë”, Berisha nga Italia: Më 11 maj firmosim fundin e diktaturës së Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

“Të shpëtojmë Shqipërinë”, Berisha nga

Partia Demokrati i është përgjigjur me një takim në Breshia, mitingut të Socialistëve në Milano.  Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë, u shpreh se opozita u ngrit nga hiri me mision që të mbrojë demokracinë.

“Stacioni i parë që nisa pas nisjes së fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju. Është Breshia. Ju erdhët në këtë vend mik të Shqipërisë si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Evropë. Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha. “Viva a Italia”. Arritët të ktheheshit në qytetarë dinjitozë, në pak vite u bëtë pjesë jetike në ekonominë e Italisë. Ja ku jeni sot më të lirë, më të fortë, më të mirë se kurrë. Ju punuat me ndershmëri dhe me këtë punë fituat respekt dhe mirënjohje. Ju kurrë nuk e harruat vendin tuaj, atdheun dhe familjet tuaja. Të jesh shqiptar do të thotë të kalosh çdo pengesë.

Vërtetë kaluam një opozitë të gjatë, vërtetë luftuam me egërsinë më të madhe tre vite me radhë me qëllimin më të lig për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë. Ashtu si ju, që fituat çdo sfidë, edhe ne kaluam çdo pengesë. U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë. Të mbrojmë demokracinë, interesin shqiptar dhe do shpëtojmë Shqipërinë nga diktuara e dytë”, tha ai.

Më tej Berisha deklaroi se datë 11 maj do të jetë dita kur do të firmoset fundi diktaturës së Edi Ramës. Sipas tij me ardhjen e LaCivita, fitorja është e sigurt.

“Më 11 maj firmosim fundin e Edi Ramës dhe të diktaturës. Në këtë vizitë gjeta atë që s’mund të ma priste mendja kurrë. Gjeta që kreut të shtetit shqiptar ia kishin anuluar darkën zyrtare që do shtronin në nder të tij, pasi është sjellë në mënyrë të padenjë në tempullin e demokracisë. Darka iu anulua, pasi foli sikur të ishte biri i Muhamed Gedafit. Kishte marrë pas banditë që kërcuan me mesazhe ata që i anukluan darkën. Kjo ishte historia e tij në këshillin e Evropës miqtë e mi. Të mërkurën, në një akt madhor u zhvilluan dëgjesa për Shqipërinë kushtuar zgjedhjeve të 11 majit, parlamentarët evropian denoncuan dhunën ndaj opozitës, denoncuan për shkrirjen e pushtetit të tij me krimin. Europa i ka sytë tek 11 maji, vota juaj, te fitortja e Shqipërisë. Kush mendonte tre muaj më parë se kjo do ishte partia juaj, partia e idealeve tuaja.

Me ardhjen e LaCivita, Rama i ra tavolinës me grushte. E sheh veten të humbur dhe përpiqet të japë zemër me gënjeshtrat që beson”, tha ndër të tjera Berisha.

Lini një Përgjigje