
Fushata elektorale e partive të mëdha vijon të fokusohet jashtë kufijve të vendit. Të gjithë duket se janë vërsulur pas votës së diasporës. Partia Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama po zhvillojnë sot një takim me diasporën në Milano.
Rama vijoi me premtimin kryesor të fushatës së tij, duke iu thënë shqiptarëve të diasporës se në 4 vitet e ardhshme do të avancojnë në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës dhe para nesh kemi vetëm një datë 11 Majin. Dhe më pas kemi 4 vjet për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Evropën. Të dashur miqtë e mi, sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë seç kanë qenë kurrë më parë në hisotorinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht por sot është po ashtu dita e shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian tamam këtu në dorën tonë, që kurse ne dolëm nga ferri komunist dhe BE na ka vënë një plan të dakordësuar që ne të mbyllim të gjithë marrëveshjen e anëtarësimit dhe mbyllur negociatat brenda 2027.”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje