TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2025, 08:32

"Bufi dhe Tiku drejt bashkimit", Rama ironizon opozitën me videon e animuar

Shkruar nga Pamfleti

"Bufi dhe Tiku drejt bashkimit", Rama ironizon opozitën me videon

Kryeministri Rama ka ironizuar sërish opozitën ndërsa nga publikuar një video me titull “Bufi & Tiku drejt ribashkimit”, teksa i referohet kreut të PD Sali Berisha, kryetarit të Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajn si edhe drejtuesit politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Bashën.

Në videon e animuar, Berisha shfaqet teksa planifikon me Lapajn strategjinë për të pretenduar manipulimin nga mazhoranca pasi të humbë zgjedhjet e 11 Majit. Basha, nga ana tjetër, vazhdon akuzat për bashkëpunim Berisha-Rama, ndërsa i përmend këtij të fundit edhe frazën “7x7=313”.

Pjesë nga dialogu:

Berisha: Shikoni...hëna! Më parë shkojmë në hënë sesa i fitojmë dot zgjedhjet me një kryekriminel si Edi Rama

Lapaj: Jo doktor! Ne s’do të ikim në hënë. Ne do të bëjmë revolucion të madh moral. Populli do zgjohet, Shqipëria bëhet!

Basha: Nuk bëhet revolucion me babanë në listë të mbyllur dhe me paratë e vjehrrit të pushkatuar nga vettingu! Revolucioni po ndodh. 7x7=313.

Berisha: Lulzim Brava ti je një rast i pashpresë. Një kukull e Ramës ja çfarë je ti! Kukull e kukullës së Sorosit!

Lapaj: Ik o Luli shko fli! Unë rri zgjuar për t’i dhënë shpresë popullit ti gërhet me sy hapur! Doktor na e largo këtë budallain e Ramës.

Berisha: Lapaj, ti je e ardhmja po e ardhmja që vjen nuk është më e ardhme! Prandaj ti duhet të mbeshtesësh e ardhmja që nuk vjen kurrë...kështu shkul ndonjë votë nga zhgënjimi nga kampi armik.

Basha: O Rameeee...Bufi do debat, se ju jeni bashkë! Po 7x7???? 313!!! Rameeee.

Lapaj: O Luli po paske qenë mortje fare mor burrë! Ik o fli na lër të bëjmë Shqipërinë....

Berisha: Lapaj! Duhet të bëjmë planin e vjedhjes madhështore të zgjedhjeve, një plan madhështor.

Lapaj: Do vjedhim zgjedhjet?

Berisha: Jo Lapaj! Do na i vjedhin...He he he, Rama kush tjetër?!

Lini një Përgjigje