
Nuk ka më asnjë dyshim pse Berisha ka mbledhur pas vetes ata që shpartalloi vetingu. Një ndër ta është Gjin Gjoni, i cili u dorëhoq nga frika e asaj që do zbulohej nga KPK. Ai ka dalë sot në media dhe e ka treguar qartë planin që kanë ai dhe Berisha nëse vijnë në pushtet.
“Reformën në drejtësi nuk e bëri PS, por 140 deputetët. Ligjet që kaluan më vonë sollën dhe pasojat që po përjetojmë. Reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK. PD do punojë me institucionet ndërkombëtare për të vënë në vend drejtësinë dhe për të shkuar drejt një drejtësie të pavarur. Reforma u bë nga Soros, ne do e bëjmë nga Opdat. Sot drejtësia është e kapur. Sot kemi 100 mijë dosje të bllokuara. E gjithë reforma në drejtësi do të bëhet pas një site të legjislacioni. Do ta ribëjmë. Nuk bëhet ajo pa ndryshimet kushtetuese”, tha kandidati i opozitës në qarkun e Lezhës në A2 CNN.
Në lidhje me fushatën elektorale, Gjoni u shpreh se opozita ka një program të qartë, teksa Rama ka dështuar në qeverisje dhe ka gjysmën e ministrave në burg për korrupsion.
Lini një Përgjigje