
Nënkryetarja e Demokratëve Euroatlantikë, Oriola Pampuri ka folur pas hapjen së fushatës zgjedhore të Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ironizon çeljen e fushatës zgjedhore të PS duke e cilësuar si tallava. Pampuri u shpreh se ëndrra e shqiptarëve është mbajtur peng për 34 vite.
Teksa kreu i Koalicionit Euroatlantik ka prezantuar programin, Pampuri thekson se këtu e gjen veten çdo shtesë. Nga pensionistët tek mjekët, të rinjtë, bizneset e vogla dhe profesionet e lira.
Papmpuri shkruan se “brezat e rinj dhe shqiptarët janë të zhgënjyer dhe demotivuar nga këta politikanë që premtojnë dhe nuk ofrojnë asgjë”. Deputetja bën gjithashtu thirrje për të votuar nr.4, Koalicionin Euroatlantik.
“Përballë tallavasë, arkaikes e riciklimit të figurave që nuk premtojnë asgjë të re dhe nuk mund të përfaqësojnë të ardhmen, për aq kohë sa mbajtën peng ëndrrat e shqiptarëve për 34 vite.
Koalicioni Euroatlantik, Lulzim Basha prezanton programin, në të cilin e gjen veten çdo shtrese; pensioniste, profesione të lira, mjekë e çdo specialist i shëndetësisë, biznes i vogël dhe i madh, të rinj e studentë, mësues e nxënës, kushdo që për 34 vite ndjehet i zhgënjyer nga politika e atyre politikanëve që me shumë kusure mbi kurriz u premtojnë ende të ardhmen brezave të rinj e shqiptarëve, që i demotivuan, ua bënë të pamundur jetesën dhe i detyruan të emigrojnë jashtë Shqipërisë, për të gëzuar vetë çdo cep të uzurpuar prej tyre dhe miqve të tyre.
E ardhmja e Shqipërisë është në dorën tuaj. Me votën tuaj në 11 Maj, keni shansin të bëni më të mirën për veten, fëmijët tuaj dhe Shqipërinë. Voto 4, Koalicioni Euroatlantik”, tha Pampuri.
Lini një Përgjigje