
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se me ardhjen e tij në pushtet, do të krijojë Ministrinë e Familjes. Sipas tij, ky dikaster do të zbatojë politikat më të avancuara për familjet shqiptare.
Berisha tha se fëmijët do të mbështeten me bonus nga lindja deri në moshën 23 vjeç.
“Do mbështetet me bonuse për fëmijën e parë dhe të dytë, nga lindja deri në 23 vjeç për çdo gjë për fëmijën e tretë”, tha Berisha.
Berisha tha gjithashtu se PD do të dyfishojë mbështetjen për arsimin dhe shëndëtësinë, ndërsa theksoi se në Shqipëri nuk do të ketë varfëri ekstreme. Nga Pallati i Kongreseve për prezantimin e programit të PD, kreu i PD garantoi se do të vendoset minimumi jetik 200 euro në muaj.
“Njerëzit me ndihmë ekonomike, jetimët do të kenë 200 euro në muaj, do të kenë kartën e konsumatorit. Këto që duken si të veçanta, por absolutisht që jo. Këto janë detyrime morale dhe ligjore për çdo qeveri. Qeveria do bëjë gjithçka për biznesin e sukseseve të tyre. Tek flasim për familjen, është e qartë se epiqendra saj është gruaja, nëna, vajza shqiptare. Ndaj zotohemi këtu para jush se do të luftojmë me ju të rrëzojmë murin e patriarkalizmin, të dhunës. Këtë mur që mban gjallë diferencat mes nënës dhe babit, midis motrës dhe vëllait, vajzës dhe djalit. U garantoj vajzat se do bëhet gjithçka për biznesin e tyre, do të mbështeten me linja të veçantë. Ato që quhen shtëpiake do të shpërblehen për punën e tyre.
Njeriu më mizogjen. U detyrua të thoshte se na ka pa syri i keq. Po ti je e keqja vetë mo. A ka të keqe më të madhe se ai që i largon nënës vajzën dhe djalin drejt rrugëve të botës. A ka më keq se t’u largohesh burrin nga shtëpia për t’u siguruar kafshatën. Me mizogjininë tënde je bërë i famshëm. Po nxit dhunën kundër grave. E ka në borxh të përrallisë, por një fjalë nuk flet kur një grua dhunohet apo vritet. Është një mizogjen i pakorrigjueshëm. Gratë dhe vajzat do të jenë ato që do e çojnë aty ku e meriton”, u shpreh kreu i PD.
Ai u shpreh tha se Shqipëria ka më pak mjekë se vendet e BE, ndërsa nëse vjen në pushtet rrogat e mësuesve, do jenë më të lartat në rajon.
“Pa shërbim dhe mjekë dinjitoz, nuk ka Shqipëri madhështore. Rrogat e mësuesve do jenë më të lartat në rajon”, theksoi Sali Berisha.
Kryedemokrati foli edhe për gratë shtëpiake, për të cilat tha se do të shpërbehen për punën e tyre.
“Garantoj gratë dhe vajzat se do të bëhet gjithçka për suksesin e tyre. Ato që quhen shtëpiake do të shpërbehen për punën e tyre”, tha kreu i PD në Kuvendin Kombëtar.
Lini një Përgjigje