
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se projekti i Ramës për zgjedhjet e 11 Majit është vetëm dora për të vjedhur.
Ai u shpreh se Rama mbetet një kopje e shëmtuar, pasi sipas tij ka tentuar të vjedhë dhe kopjojë programin e PD, por vetëm ka dështuar. Berisha e krahason veten me kompaninë gjigante “Iphone”, ndërsa shprehet se “Nokia” (në këtë rast Rama) mbetet sërish kopje.
"Të dashur delegate dhe delegatë të Kuvendit Kombëtar elektoral të PD-së. i dashur zoti Chris LaCivita, të dashur miq tanë të pranishëm. Të dashur të ftuar. Përfaqësues të forcave të koalicionit të ardhshëm qeveritar, ju dhe opozitarëve kudo ndodheni.
Ky Kuvend është i një rëndësie historike, jo vetëm për PD dhe aleatët e saj, por Shqipërinë, shqiptarët, për transformimin e saj, për dekadat që vijnë. Shumë mirënjohje për ju.
Sot jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite nuk e ka patur ndonjëherë Shqipëria. Një projekt që PS, u kthye ta vjedhë dhe ta kopjojë, ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi që nuk ka projekt. Projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Kopja mbetet kopje e shëmtuar, Askush nuk gënjehet.
Tre dekada më parë Nokia ishte në zenithin e teknologjisë dhe Apple nxori Iphonin e parë shumë lart dhe shimë herë mbi Nokian. Nokia provoi ta kopjoi, por Apple vazhdoi të përmirësojë iPhonin e saj. Kopja mbetet kopje, nuk shitet, nuk pranohet", tha Berisha nga Kuvendi Kombëtar i PD.
Lini një Përgjigje