TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2025, 17:16

Dokumenti/ Si Rama ndihmoi SPAK-un të mbante në qeli Veliajn, sekuestrohet videoja e raportimit të Klotilda Bushkës në grup

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/ Si Rama ndihmoi SPAK-un të mbante në qeli Veliajn,

Edi Rama dyshohet se ka takuar edhe dëshmitarët e çështjes “Veliaj”...

Seanca në Apelin e Posaçëm kundër Erion Veliajt, vijon të shkaktojë debate. Në atë seancë, SPAK u shpreh se kishte bërë zbulime dhe prova të forta, mbi bazë të së cilave, konfirmonte se Veliaj ishte person me rrezikshmëri dhe duhej të ishte në qeli.

Por nëse shohim me kujdes vendimin e Apelit, përveç provave të mëparshme që janë pjesë e dosjes, ka pasur vetëm shkrime portalesh dhe kronikash televizive. Në vendimin e zbardhur të Apelit të Posaçëm, janë vetëm disa faqe me prova të reja dhe SPAK ka dokumentuar postimet në rrjetet sociale të Veliajt dhe shkrimet e disa portaleve.

Nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burimet e hapura (interneti), i datës 24.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i datës 23.02.2025, i pasqyruar në faqen e internetit të "Ora News", me titull "Kolegu im, nuk e ka idenë me kë është ngatërruar”; ku personi nën hetim Erion Veliaj sulmon prokurorin Ols Dado. Më tej vijon një artikull i botuar në median online "CNA", me titull "Nga fyerja te kanosja për Dadon dhe Banin", ku personi nën hetim Erion Veliaj, në një postim të datës 10.02.2025, përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më tej vijon një postim i datës 11.02.2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më pas postimet vijojnë në datat 19, 21, 22 dhe 23 Shkurt 2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj vijon fyerjen, por në një rast edhe kërcënim ndaj prokurorit Ols Dado”, thekson vendimi.

Dokumenti/ Si Rama ndihmoi SPAK-un të mbante në qeli Veliajn,
Vendimi i Apelit

Por duket se një ndihmesë i ka dhënë Prokurorisë së Posaçme dhe kryeministri Edi Rama. Dje kur foli në media, ai u pyet për Veliajn, por vendosi të mos bënte komente. Pra Rama e la në baltë Erionin dhe ky i fundit përfundoi si gjithë të tjerët, i harruar në mes të askundit. Por përtej kësaj, në dosje dalin dy episode që janë përdorur si prova nga SPAK dhe në to del Edi Rama.

Një është mbledhja e grupit të PS e 26 shkurtit, ku Edi Rama thirri në raportim Klotilda Bushkën. Deputetja e PS doli te dosja e Veliajt se kishte intimiduar dëshmitarët. Por pak pas njoftimit të SPAK, ajo reagoi në rrjetet sociale duke sulmuar SPAK dhe Rama njoftoi se do të raportonte të nesërmen në mbledhje grupi. SPAK bën me dije se ka sekuestruar videon e asaj seance dhe e ka dorëzuar si provë në gjykatë, për intimidim të drejtësisë. Më saktë ka sekuestruar 9 minuta fjalim të kryeminsitrit. 

Nga procesverbali i këqyrjes së audio-videos në platformën Youtube, të mbajtur më datë 26.02.2025, nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është pasqyruar një pjesë nga fjalimi i Kryeministrit, të pasqyruar në median Top Channel, me titull "Kam një sugjerim për SPAK"”, thuhet në vendim

Dokumenti/ Si Rama ndihmoi SPAK-un të mbante në qeli Veliajn,
Vendimi i Apelit

Po ashtu del një tjetër episod, ku dyshohet se Edi Rama ka takuar një prej dëshmitarëve të dojes “Veliaj”. Bëhet fjalë për Greta Domin. “Në orën 10.59, datë 26 Shkurt, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, në lidhje me deklaratën e mëngjesit nga ana e kryeministrit. Ata bisedojnë edhe në lidhje me dëshmitaren Greta, ku, sipas bisedës, është takuar me kryeministrin. Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të lidhet me Gretën dhe ta inkurajojë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Pra kryeministri jo që vetëm e ka harruar Veliajn, por duket se e fundosi me qendrimet që mbajti atë 1 javë, derisa futi kthetrat në bashki. /Pamfleti

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje