TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2025, 16:41

“12 yjet europiane", Berisha ironizon sloganin e PS me socialistët e arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

“12 yjet europiane", Berisha ironizon sloganin e PS me

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ironizuar sloganin e Partisë Socialiste të fushatës zgjedhore.

Ai ka zgjedhur sloganin me një skenë ku në qendër janë 12 yje që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të BE-së, që përkon gjithashtu me deputetët në 12 qarqe.

Përmes një fotomontazhi, Berisha ka vendosur socialistët që sot qëndrojnë pas hekurave mes 12 yjeve të BE-së. Në një postim në Facebook, ai shkruan “Yjet europiane”.

Ndërsa në qendër, Berisha ka vendosur një mi, që sipas drejtuesit të fushatës së PD, amerikanit Chris LaCivita është Edi Rama. LaCivita publikoi një ditë më parë një video, ku dukej një buf që hante një mi, ndërsa shtronte pyetjen: “Kush është bufi dhe kush miu?”.

“12 yjet europiane", Berisha ironizon sloganin e PS me

Lini një Përgjigje