TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2025, 15:05

Fushata e PS-së, nga bufi e minjtë te profetët e rremë; Rama mbyll mitingun pas 3 orësh spektakël

Shkruar nga Pamfleti

Fushata e PS-së, nga bufi e minjtë te profetët e rremë; Rama

Partia Socialiste ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me një miting në sheshin ‘Skënderbej’ i konceptuar si një formë spektakli me muzikë sipas trevave dhe të ftuar specialë nga artistët.

Mitingu zgjati rreth 3 orë, ndërsa u hap me Blendi Klosin si drejtues i Qarkut të Dibrës dhe u mbyll nga Kryeministri, njëherazi kryetari i PS-së, Edi Rama, me një fjalim që pothuajse zgjati 1 orë.

Rama e përqëndroi fjalën e tij në atë që e konsideroi si momenti historik i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE, por i kushtoi disa minuta gjatë fjalës së tij edhe opozitës, që e etiketoi si kënetë madhështore, ndërsa partitë e tjera si moçale të vegjël.

Rama u shpreh se ‘bufi i kullufiti si minj’ ata që e kanë besuar më shumë sipas tij.

"Edhe për të duartrokitur asaj që s’thuhet në atë farë feje është vërtet të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi, kjo s’ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë, që harroi që ishte mi dhe u soll si ari, dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi te bufi si njëri dhe ai e kullufiti si një mi. Kjo është këneta dhe historia e saj", tha Rama. 

Në mesazhin e tij, Kryeministri i ka drejtuar një apel shqiptarëve që të braktisin profetët e rremë, sikundër ai cilësoi ata që predikojnë madhështira qesharake.

“Do të meritojnë më në fund, dhe nuk e kanë merituar shumë e kanë marrë peng këtë vend dhe e kanë kthyer me sytë nga Azia, do të meritojnë ngaëzillimin e tyre që më bukur se kurdo tjetër shprehet me fjalët e pavdekshme të Gjergj Fishtës, si erdh turrej mendja e shqiptarit për të gëzuar lirinë jetike, trashëgim lanë atij prej të parit e sa u ba gjaku dhe sa rrena e tradhëtia, derisa dul Shqipëria më veti, s’i premtue kish perëndia.

Më pas vjen fjalia rrënqethëse, të falesh Shqipëri, ti shpirtim tem dashuri. Besojini kësaj profecie shqiptare me bindjen, besojini këtij momenti ndryshe se është ndryshe jo për ne dhe as për ju, por për Shqipërinë tonë të përbashkët dhe bashkoni me shumicën tonë.

Besojini Shqipërisë në BE. Braktisini profetët e rremë, qeniet qesharake që predikojnë madhështira qesharake apo ofrojnë barna popullore për hallet tuaja, të cilat duhet t’i zgjidhim vetëm së bashku për të qenë të lartësuar në historinë e Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë. Sot është koha për këtë besim të lartë, besim shumë i lartë.

Më shumë se kurrë sot është dita që Naimi e pa dhe u ngazëllye... Besojini se Shqipëria bëhet kur ne bijtë dhe bijat e saj t’ia vendosim në kokë kurorën me 12 yjet që flamuri evropian ia huazoi kurorës së zojës lart në qiell, nënë e pepelgrinëve që shpresojnë që si pajtore e Shqipërisë”, tha Rama

 

 

Lini një Përgjigje