
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka treguar një moment nga Parlamenti, teksa tha se ka pasur një përplasjeje të fortë me ish-ministren Olta Xhaçka.
“Nëse kam një karakteristikë është këmbëngulja. Në parlament përballesh me lloj-lloj deputetësh”, tha ai.
Shehaj rrëfeu një prapaskenë lidhur me këtë përplasje, ku një deputet nga mazhoranca, pas ngjarjes, iu afrua dhe e komplimentoi për qëndrimin e tij. Ai nuk zbuloi emrin e deputetit, duke treguar se ky veprim mund të kishte qenë një provokim, por e quajti këtë moment si një shembull të ngjarjeve që mund të ndodhin në Parlament.
“Kur jam përplasur me Xhaçkën, një deputet nga mazhoranca mu afrua dhe më zgjati dorën. Më tha të komplimentoj për atë që bëre. Nuk e tregoj emrin. Unë kisha një paragjykim, sepse kur je aty çfarë nuk ndodh, mund të ishte edhe një provokim”, u shpreh ai për “News 24”.
Lini një Përgjigje